Grupimi i deputetëve të PD i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, përmes juristit Indrit Sefa, i ka dërguar një shkresë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që të përshpejtojë vendimmarrjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
“Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar”, shkruan Sefa.
Teksa publikon dhe kërkesën zyrtare, juristi i PD thotë se tashmë që u zgjodh dhe relatorja Elona Mihali nuk ka më asnjë pengesë për të vendosur për fatin e partisë më të madhe opozitare. Indrit Sefa argumenton se në bazë të ligjit ata mund të kërkojnë përshpejtim për marrjen e vendimit sepse janë cënuar rëndë interesat për organizimin e partisë.