Grupi i Durrësit ka performuar këtë të martë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Ndërsa ka ndarë në “Facebook” pamjet, kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se “grupet nga Durrësi shfaqën vlerat më të bukura kulturore e folklorike të trevës sonë përpara artdashësve të shumtë në një atmosferë magjike në kalanë e Gjirokastrës”.
Postimi i plotë:
🇦🇱 Përfaqësim mbresëlënës i grupit të Durrësit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Grupet nga Durrësi shfaqën vlerat më të bukura kulturore e folklorike të trevës sonë përpara artdashësve të shumtë në një atmosferë magjike në kalanë e Gjirokastrës. 👏
Festivali Folklorik Kombëtar është një ndërj eventet më të rëndësishme kulturore të vendit tonë që shpalos folklorin mbarëkombetar, trashëgiminë shpirtërore, etnomuzikore e etnografike nga të gjitha trevat.