Drejtësia italiane ka tërhequr akuzat për dy vëllezërit nga Shijaku, Altin dhe Emiljan Hajri, të cilët akuzoheshin si bosët e një grupi që trafikonte sasi të madhe heroinë në Itali.

Dy vëllezërit janë kthyer në vendlindje pas disa vitesh emigrim në Itali, por sipas prokurorisë italiane ata drejtonin grupin nga Shqipëria.

Hetuesit përveçse lëshuan urdhër arresti për 31 dhe 28-vjeçarin, gjithashtu konfiskuan prona të tyre me vlerë 10 milionë euro.

Grupit gjithashtu iu sekuestruan 206 kg heroinë, 325 kg marijuanë dhe 450 kg përzierës.

Por, tashmë Gjykata e Apelit ka hequr disa akuza për dy vëllezërit Hajri, të cilët janë ende në kërkim, shkruan Panorama. Gjykatësit anuluan masën e arrestit për Altinin, ndërsa reduktuan dhe akuzat për Emiljanin.