Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.
Vetëm tre ditë më parë kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve, kërkoi nga Asambleja e PS-së përjashtimin e Gjetanit nga grupi, pasi kishte abuzuar me detyrën duke shantazhuar Policinë e Shtetit.
Gjetan Gjetani përmes një statusi në ‘Facebook’ kritikoi hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras.
Fill pas deklaratës së Ramës, Gjetani reagoi duke e quajtur të padrejtë vendimin për përjashtim. Deputeti e quajti kryeministrin arrogant, duke shtuar se këtë arrogancë e kanë edhe të besuarit e tij në Kurbin.





