25 qershor 2015 – Personi që i qetë vuri tritolin te farmacia e babait të ministrit Saimir Tahiri, u kap sot në Norvegji. Baftjar Bruka, i vetmi person nga grupi i tritolit që ishte në kërkim, u arrestua nga policia norvegjeze, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhri i arrestit prej disa muajsh. Javën e shkuar u arrestua daja i tij, Vladimir Gjuta, biznesmeni i akuzuar si organizatori i sulmeve me tritol, një herë në farmacinë e Tahirit dhe tek shtëpia e një shefi policie në Tiranë. Pritet që së shpejti të kryhen procedurat e ekstradimit të Brukës.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”