Nëpërmjet një njoftimi të publikuar pak minuta më parë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Reagimi:
“Sot në disa media, është shpërndarë një fake news i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias.
Mbajtja të fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.
Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar.
Grupi Parlamentar i PD i bën thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo ti referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias.
Grupi Parlamentar i PD dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetares së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e bashkëpunëtores së Edi Ramës, deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese” – përfundon njoftimi i Grupit Parlamentar të PD.