Ish-presidenti, Bujar Nishani, një prej zërave më me ndikim në Partinë Demokratike i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike kreut të kësaj force politike Lulzim Bashës.

Sipas tij, Basha duhet të sqarojë shqiptarët nëse Berisha e ka shantazhuar, apo vendimet i ka marrë vetë ai.

“Lulzim Basha të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë , a është ndikuar ai dhe shantazhuar nga zoti Berisha? Apo janë vendime të tijat apo të zotit Berisha. Këto janë shpjegimet që duhet të japë Lulzim Basha”, u shpreh Nishani.

Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi, ku kërkuan dhe rikthimin në garë të kandidatit Ibsen Elezi, i cili u përjashtua nga Kryesia e PD-së.