Ushtria në Nigeri ka bërë grusht shteti, që nisi nga garda presidenciale. Në një deklaratë, ushtria thotë se prioritet është shmangia e destabilizimit të vendit.

Kreu i shtetit, Mohamed Bazoum ra nga pushteti pasi trupat e armatosura bllokuan më herët pallatin presidencial në Niamey. Ai vijon të mbahet i izoluar nga garda.

“Kemi vendosur t’i japim fund këtij regjimi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së keqe. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe është shpallur shtetrrethimi mbarëkombëtar.”

Kolonel Amadou Abdramane tha se se aktivitetet e të gjitha institucioneve të vendit janë pezulluar.

OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë shprehu “shqetësimin e thellë” për situatën dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të presidentit Bazum.

Bazum u zgjodh president i vendit në vitin 2021 në atë që ishte tranzicioni i parë demokratik i pushtetit në një shtet që nga pavarësia nga Franca ka parë 4 grushte shtetesh.