Një ditë më parë, rreth orës 18.00, ndërsa ndodhej në shtëpinë e babait të saj, një grua e re është goditur nga bashkëshorti i saj 42-vjeçar.

Policia e Durrësit bën të ditur se 24-vjeçarja S.A. është dhunuar dhe kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi M.H.

Pavarësisht se gruaja ndodhej në shtëpinë e prindërve, edhe ky ambient nuk e ka ruajtur atë nga dhuna e partnerit 18 vite më të madh.

Të njëjtat burime policore konfirmojnë se episodi i dhunës në familje është konsumuar në banesën e 59-vjeçarit A.A, babai i gruas së rrahur dhe kanosur.