Itali, 13 maj 2014 – Ka përfunduar në spital grindja mes Patrizia D'Addario dhe Barbara Montereale, dy nga femrat që kanë marrë pjesë në festat që biznesmeni Gianpaolo Tarantini organizonte në shtëpinë e ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Lajmi bëhet i ditur nga disa media lokale bareze. Të dy bukuroshet, të cilat prej kohësh nuk janë në raporte të mira për shkak të çështjeve ligjore që shkaktoi skandali Bunga-Bunga, duket se në fillim kanë shkëmbyer fjalë mes tyre. Por kur gjakrat janë nxehur dhe konflikti është kthyer në grushta dhe kapje për flokësh, bukuroshet kanë mbetur të lënduara.

Të dyja janë paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmën e parë, pasi kishin lëndime në fytyrë. Ndërsa Montereale është mjekuar dhe më pas ka shkuar në shtëpi, biondja D'Addario është mbajtur për ca orë nën kujdesin e mjekëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/