Sherri mes dy kushërinjve shqiptarë ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre deri në përdorimin e armëve, fatmirësisht pa sjellë të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku "Ansa" raporton se policia ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Faenza.
Alarmi u dha mbrëmë kur në qendrën operative të policisë erdhi një telefonatë, se një person qëndronte i shtrirë përtokë në rrugën "Cardelli", ndërsa ishte dëgjuar dhe një e shtënë me armë.
Sapo karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes, i dhanë ndihmë 34-vjeçarit shqiptar dhe më pas e transportuan në urgjencë. Pas hetimeve, policia arriti të identifikonte dhe denonconte agresorin, ndërkohë që është sekuestruar një pistoletë tip "Walther".





