Tiranë, 9 shkurt 2014, – Kanë parë filma me sherifa dhe të fortë, që nuk pyesin për uniformat e policisë dhe ligjin, dhe siç duket kanë dashur t’i imitojnë, por ndryshe si në film, “regjisori” nuk ka qenë me ta. Kështu mund të thuhet për dy vëllezërit Ismail dhe Besnik Cera, 42 dhe 34 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Domje, Tiranë, të cilët janë prangosur nga forcat e policisë pasi kanë shkelur ligjin. Sipas uniformave blu, dy vëllezërit kanë qenë në afërsi të urës së Institutit Bujqësorë, në Kamzë, ku pasi kanë parkuar gabim me makinën e tyre tip, “Benz”, duke bllokuar trafikun. Dy vëllezërit nuk i janë përgjigjur kërkesës së punonjësve të Policisë së Komisariatit nr 5, të cilët kanë kërkuar largimin e tyre, por në vend të zbatimit të urdhrit, dy vëllezërit kanë goditur me grushte punonjësit e policisë, të cilët kanë qenë në pikë kontrolli dhe në shërbim për të normalizuar trafikun. Pas këtij veprimi anti-ligjor, në vend kanë mbërritur forcat mbështetëse të dy efektivëve të policisë, të cilët kanë bërë më pas edhe prangosjen e dy vëllezërve “të fortë”, që kanë kundërshtuar uniformat e policisë.
Grushta mbi policinë, pse si lënë të parkonin gabim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë
Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Ketrin Gjocaj flet për divorcin dhe dhimbjen e ndarjes nga vajza





