Një sherr mes dy banorëve të Shijakut ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve. Nga burime policore mësohet se dy shtetasit B.L., 42 vjeç dhe E.V., 33 vjeç, të dy banues në Shijak janë konfrontuar njëri me tjetrin.
33-vjeçari pretendon se është goditur me grusht nga bashkëqytetari i tij, shtetasi B.L. dhe për këtë ai ka bërë denoncim në komisariatin e zonës.
Për 42-vjeçarin, policia e Durrësit ka përcjellë çështjen në Prokurori. Shtetasi B.L. akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.





