Një konflikt mes dy personave, banorë tek 4 Rrugët e Shijakut është ‘zgjidhur’ me forcën e grushtave.

Siç raporton komisariati i policisë së Shijakut, dy shtetasit M.M. 38 vjeç dhe Sh.D. 48 vjeç, banorë të fshatit Xhafzotaj janë konfrontuar me njëri-tjetrin një ditë më parë.

Mësohet se më i riu mes dy personave të përfshirë në sherr ka goditur bashkëfshatarin e tij me grushta.

Për pasojë policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit M.M. i akuzuar për “Lëndime të tjera me dashje”.