Publikohet videoja e sherrit me grushte mes krerëve të dy sindikatave në Shqipëri, e cila ishte hequr në rrjet.
Në materialin filmik të siguruar nga "Top Story", janë dy sindikalistët, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, që zihen me grushta në një studio televizive.
Kjo video është e vitit 2018. Fiqiri Xibri është kryetar i Sindikatës së Minatorëve, ndërsa Kol Nikolla është kryetar i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare.
Këta dy njerëz supozohet që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Por, ata janë të zënë duke u përleshur mes tyre. Ja pra ku janë sindikatat shqiptare sot!





