11 dhjetor 2014 – Studentët e shkencave kompjuterike Asdren Gecaj dhe Robert Berisha kane realizuar një loje shumë interesante, e quajtur Autokton dhe që është frymëzuar nga ngjarjet e 14 tetorit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Protagonist kryesor i lojës është kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili godet me grusht huliganin serb që donte të godiste me karrike Bekim Balajn.
Kjo është risia e rradhës në vazhdën e shumë krijimeve që janë frymëzuar nga ngjarja e rëndë në Beograd. Deri tani kjo lojë është shkarkuar mbi 10 mijë herë, ndërsa dy studentët shqiptarë po punojnë që së shpejti kjo lojë të vijë edhe për përdoruesit e sistemit iOS te iPhonave.





