Thuajse 500 njerëz të arrestuar pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit të shkuar në Turqi, dolën para gjyqit të akuzuar si pjesëtarë të komplotit.
Të akuzuarit u shoqëruan brenda gjykatës të prangosur dhe njëri pas tjetrit, ndërsa një turme e madhe protestonte kundër tyre. Qindra e protestuesve, shumë prej të cilëve të afërm të viktimave të grushtit të dështuar të shtetit, kërkuan me brohorima dënimin me vdekje, ndërsa të akuzuarit kalonin para kamerave televizive. 
Ky gjyq është përqendruar tek ngjarjet në bazën ajrore Akinci, e cila dyshohet se ishte Shtabi i Përgjithshëm i komplotuesve. Mes akuzave për këta të fundit është edhe tentativa për të vrarë presidentit.
Gjyqi, i cili po zhvillohet në një sallë të ndërtuar enkas jashtë Ankarasë, është më i madhi në lidhje me grushtin e shtetit dhe për ata që do të shpallen fajtorë, pritet dënimi më burgim të përjetshëm, pasi në Turqi, dënimi kapital është shfuqizuar që prej vitit 2004.