Një 46-vjeçar nga Durrësi ka goditur me grushte një banor të Rrashbullit, pranë një karburanti në zonën e Golemit.
Sipas policisë, “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.D, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në Plazhin e Golemit, pranë një karburanti, ka goditur me grushte shtetasin I.K, vjeç 37, banues në fshatin Rrashbull”.
Shtetasi 46-vjeçar akuzohet për “PLagosje e lehtë me dashje”.





