Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Premier League. 

Spanjolli e fiton këtë çmim për herë të pestë në karrierën e tij në ishull, pasi e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit kampion për herë të katërt radhazi.

Pep u bë trajneri i parë në Angli, që e fiton katër herë radhazi titullin kampion.

Guardiola vendosi ta ndaj këtë çmim me kolegët e tij dhe veçanërisht spanjollin Arteta dhe gjermanin Klopp.

“Dua ta ndaj këtë çmim sidomos me Mikel Artetën për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në ndeshjen e fundit, duke na shtyrë në kufijtë tanë. Sigurisht, ky çmim është edhe për Jurgen Klopp, për betejat e paharrueshme për shumë e shumë vite. Dhe për Unai Emery, që ka bërë diçka të pabesueshme përsëri, duke e çuar Aston Villa-n në Champions League. Dua ta ndaj këtë trofe edhe me trajnerin e Bournemouth-it, Andoni Iraola, që pati sezonin e tij të parë në Premier League. Është nder të jem përkrah të gjithëve dhe të fitoj këtë trofe”, tha Guardiola, i cili është trajneri i dytë me më shumë çmime të tilla pas legjendarit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta përfundoi i dyti, kurse në podium  u ngjit Unai Emery i Aston Villa, i cili i kualifikoi londinezët në Champions.

Trajnerët më të mirë të vitit u votuan nga një listë prej pesë trajnerësh në një votim publik të kombinuar me një panel ekspertësh të futbollit.