Trajneri i Manchester Citit, Pep Guardiola, ka thënë se ai e adhuron trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinhon, për shkak të mënyrës me të cilin ai është përballur me kritikat që ka marrë kohëve të fundit.

Skuadrat e këtyre dy trajnerëve, të cilët kanë qenë rivalë shpeshherë gjatë karrierës së tyre, do të ndeshen sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ndeshje kjo për të cilën janë favorit Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Mourinho ka kaluar nëpër një periudhe të vështirë në pozitën e trajnerit të “Djajve të kuq” në këtë sezon. Madje, është vënë në dyshim edhe mbi të ardhmen e tij në klub për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta që ka marrë.

Rezultatet jo edhe aq të mira e kanë përcjellë skuadrën e Mourinhos këtë sezon, mirëpo lojtarët e tij janë motivuar nga fitorja ndaj Juventusit në mesjavë, dhe Guardiola ka thënë se ai e adhuron mënyrën me të cilën portugezi është përballur me kritikat që i kanë dalë përpara.

“Unë nuk e adhuroj vetëm Josen, por të gjithë trajnerët, veçanërisht ata që janë përballur me probleme të vështira. Edhe unë kam kaluar në situata të ngjashme më këtë që po e përjeton ai për momentin dhe kur punët të shkojnë keq, unë do të jem përsëri në atë pozitë”, ka thënë Guardiola.

“Unë dua të fitojë kundër të gjithë trajnerëve. Nuk jemi të gjithë shokë të ngushtë, nuk është e nevojshme të jemi shokë, por unë jam në të njëjtën pozitë dhe kur ata vuajnë, e di se edhe unë do të vuaj shpejt apo vonë”.

“Veçanërisht i adhuroj trajnerët që reagojnë në momentet e vështirë, kur humbasin ndeshje dhe ne të dy jemi të ngjashëm për këtë. Pritshmëritë e të gjithëve janë shumë të larta. Nëse nuk fitojmë, atëherë jemi duke dështuar. Ai reagon dhe vazhdon me punën e tij. Jemi të ngjashëm në situata të tilla”.