Pep Guardiola po i shijon pushimet e verës me gruan e tij, para se të nisë stërvitjet me Manchester City për sezonin e ri. Por, trajneri katalanas i ka befasuar të gjithë me pamjen e re, teksa ka vendosur të heqë mjekrën dhe të mbajë vetëm “barsetat”.

Fotoja e Guardiolës, ku duket ky ndryshim në “look”, është bërë hit në rrjetet sociale dhe po shpërndahet me shpejtësi të madhe.