Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shpërtheu me zemërim dhe zhgënjimin kur sistemi VAR sinjalizoi kryesorin për ndërhyrjen e gabuar të Erling Haalandit ndaj Fabinhos para se Phil Foden të dërgonte topin në rrjetë.Foden mendoi se i kishte dhënë City-t epërsinë , duke nisur festën e shfrenuar, gjyqtari Anthony Taylor shkoi ta shihte vetë aksionin në monitor, duke e anuluar më pas golin.Duke folur pas ndeshjes, Guardiola i tërbuar nga ky vendim, fajësoi gjyqtarët për humbjen e skuadrës së tij.“Ky është “Anfield”. Arbitri foli me ndihmësit e mi dhe tha se nuk do të jepte faulle nëse nuk do të ishin të qarta. Gjatë gjithë ndeshjes ai thoshte “luaj, luaj”, përveçse në rastin e golit tonë.”
Edhe homologu i Guardiolës, Jurgen Klopp, mbeti po aq kritikues ndaj arbitrimit, me gjermanin që u dërgua në tribune (me karton të kuq) në fund të ndeshjes, pasi iu drejtuar me prepotencë gjyqtarit të katërt për një faull të padhënë ndaj Salah.“Në fund, ndoshta ishte karton i kuq i merituar, por nuk mund ta kontrollosh vetën në atë situatë. Ishte faulli më i qartë që kam parë ndonjëherë para syve të arbitrit të linjës dhe ai nuk u shqetësua fare”, – tha Klopp në lidhje me ndëshkimin e tij me karton të kuq. – ‘Është e qartë. Ata thjesht e shikojnë ndeshjen, por ne trajnerët jemi të përfshirë emocionalisht”.





