Trajneri i Man City-t, Pep Guardiola, tha në konferencën për mediat, se mesfushori Rodi është operuar dhe në këtë mënyrë ka mbyllur sezonin.

“Sot në mëngjes Rodi iu nënshtrua një operacioni në ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë dhe menisk. Sezoni i tij ka përfunduar. Ai do të kthehet vitin e ardhshëm”, tha në një konferencë për shtyp Guardiola. 

Mesfushori u dëmtua gjatë ndeshjes së Premier League kundër Arsenalit, duke pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë.Mungesa e tij do të ndikojë tek zgjedhjet taktike të trajnerit spanjoll, pasi ai ishte një lojtar shumë i rëndësishëm.