Manchester City po lufton për të fituar titullin e nëntë në histori dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po “fluturon” dhe po luan shumë mirë, dhe për momentin kryeson me pesë pikë mbi skuadrën e Pep Guardiolës.

Ky i fundit iu gëzua fitores 0-1 përballë Chelsea falë golit të Riyad Mahrez në pjesën e dytë.

Trajneri spanjoll kreu dy zëvendësime në pushimin mes pjesëve duke aktivizuar Akanji dhe Lewis.

Pas një ore lojë një tjetër zëvendësim i dyfishtë: Mahrez dhe Grealish, të cilët ndërtuan aksionin e golit të fitores tri minuta më vonë. “Si e zgjidha ndeshjen me zëvendësimet e mia? Unë jam gjeni…