28 nëntor 2015 – Pas denoncimit që katalanasit i kanë bërë Realit të Madridit në Uefa, këta të fundit po nxitojnë për një merkato plot emra në janar ose verën e ardhshme. Problemet e sulmuesit, Karim Benzema kanë bërë drejtuesit e klubit të mendojnë për një emër të ri si ai i Rober Lewandowski-t, gjithsesi bomberi nga Varshava mbetet një ëndërr e Florentino Perez, pasi ende nuk është hedhur asnjë hap drejt tij. Emri konkret në listën e merkatos së ardhshme është ai i Miralem Pjanic.
“Los blancos” po mendojnë seriozisht për 25-vjeçarin, pasi në dy ndeshjet e fundit të Romës kanë dërguar disa emisare për të ndjekur nga pranë boshnjakun. Një tjetër lajm që ka bërë bujë sa i përket merkatos në shtëpinë e Realit, është ai se katalanasi Pep Guardiola ka shumë mundësi të marrë drejtimin e klubit madrilen. Fakt është që trajneri nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bayernin e Mynihut dhe Perez po mendon vërtet mundësinë e kësaj goditjeje. Mbase përpara disa vitesh ishte e vështirë të mendoje Guardiolën në stolin e Realit, por tani që dhe vetë trajneri është përgjigjur “fatit kurrë nuk i dihet”, ndizet një dritë jeshile për madrilenët.
/portali DurresLajm/