Stefano Pioli e mbylli vitin me një fitore kundër Sasuolos, gjë që e mbajti atë në punë, teksa Vitin e Ri e nisi me një fitore në Kupë kundër Kaljarit, por duket se vendi i italianit në pankinën kuqezi nuk është akoma i sigurt. Vinçenzo Matrone, gazetari që mbulon vetëm Milanin, në një intervistë për “Calciomercato” zbuloi emrat e mundshëm që pritet ta zëvendësojnë Piolin në stolin kuqezi. Ai lëshoi një emër të bujshëm si Pep Guardiola, i cili në të ardhmen mund të marë pa problem drejtimin e “Djallit”, por dhe emra të tjerë si Antonio Konte, de Zerbi dhe Paladinio. “Duke marrë parasysh faktin që po flitet për disa pronarë të rinj, nuk e përjashtojmë mundësinë që Guardiola të bëhet trajneri i Milanit. 

Këtë gjë nuk e shikoj të pamundur. Ai mund të vijë dhe të jetojë pranë familjes së tij që qëndron në Itali. Nuk do të fitojë aq sa fiton në Angli te Siti, por tashmë rroga nuk duket më problem për katalanasin. Duke ulur pritshmëritë do t’iu japë emrin e De Zerbit, të cilin unë e plëlqej shumë, porn ë listë është edhe Paladino, i cili më parë është ftuar dhe nga Berluskoni. Por mes tyre është dhe emri i Antonio Kontes”, u shpreh Matrone. Sa I përket të ardhmes së Piolit, ai u shpreh: “Gjithçka varet nga rezultatet. Pioli dhe klubi duhet të ulen në tavolinë dhe gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të përmirësojë stafin e tij. Ai mund të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, por duhet të bëjë ndryshime në stafin e tij”.