2 korrik 2015 – Turistët e huaj që vizitojnë qytetin e Krujës mund të lexojnë drejtpërdrejt në gjuhët e tyre.
Këto ditë ka dalë guida “Kruja Pocket Guide”, në të cilën jepen të dhëna për “qytetin e bardhë”, si dhe përkatësisht për Muzeun Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe për Muzeun Etnografik.
Guida është përgatitur nga Flora Xhemani Baba, në bashkëpunim me drejtorinë e muzeve të Krujës dhe ambasadat e huaja në Tiranë.
Guida e muzeut historik është hartuar në katër gjuhë dhe përveç shqipes, të dhënat mund të gjenden edhe në gjuhën angeze, gjarmene dhe italiane.
Ndërsa informacioni për muzeun etnografik jepet, përveç këtyre katër gjuhëve edhe në spanjisht, turqisht, rusisht, hungarisht, polonisht, çekisht dhe në gjuhën sllovene.
Muzeu Historik dhe ai Etnografik ndodhen në oborrin e kalasë së Krujës dhe janë ndër më të vizituarit në shkallë vendi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/