Tashmë është zyrtare, Ilkay Gundogan është lojtari më i ri i Barcelonës.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur klubi spanjoll me një postim në Twitter, ku i ka uruar mirëseardhjen mesfushorit gjerman.Gundogan u largua nga Manchester City në drejtim të katalanasve ku do të jetë i lidhur me një kontratë deri në vitin 2025.

Mesfushori që arriti të fitonte tripletën me Sitin këtë sezon duke qenë një nga më të dalluarit në fushë, ka firmosur me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2025.

Kontrata 2-vjeccare e mesfushorit përfshin edhe një klauzolë largimi e cila kap shifrën e 400 milionë eurove. Vetë klubi katalanas e ka konfirmuar diçka të tillë në zyrtarizimin e futbollistit.