- Rubini, smeraldi, diamanti nuk janë vetëm objekte zbukurimi, në botë ka dhjetra mënyra e magji për ti shndërruar këta gurë në forcën tuaj. Por për ta bërë këtë duhet të keni gurin që iu përshtatet. Cili është ai dhe si mund ta përdorni e gjeni të shpjeguar më poshtë:
4 shkurt 2015 – Gurët e çmuar grupohen sipas ngjyrave dhe funksionit që ato luajnë në gjendjen shëndetësore e psikike tek njeriu. Por grupimi më i fundit i rendit ata edhe sipas shenjave të horoskopit. Përkatësitë specifike të gurëve e të kristaleve dhe efektet e tyre, nëpërmjet kristalterapise, u zbuluan mijëra vjet më parë.
Në qytetërimet antike, duke filluar nga Egjiptianët deri tek Majat, gurët përdoreshin nëpër ceremoni për të përcaktuar të ardhmen,si fatsjellëse,si dhe për të shëruar sëmundjet. Për të siguruar një efekt të vlefshëm nga një gur, duhet të ndiqen disa rregulla përpara përdorimit te saj. Fillimisht guri duhet të jetë "pastruar" duke e larë në ujë të rrjedhshëm dhe pastaj vendoset në një enë të mbushur plot me ujë, të cilës do i hidhet kripë e imët. Lihet të "pushojë" të paktën për katër orë,duke përjashtuar rastet kur guri është poroz, te cilat është më mirë të lihen në argjilë, për të evituar një prishje të tyre. Më tej guri shpëlahet edhe një herë me ujë të rrjedhshëm dhe lihet të "marrë energji" për pak kohë në ajër të pastër,nën rrezatimin jo direkt të dritës së diellit.
Gurët sipas shenjave të horoskopit
Gurët me ngjyra nga e kuqja deri tek vjollca.(Rubini, Eliotropio, Korali i kuq)
Dashi
Në qoftë se ju duhet forcë dhe energji, duhet të kini besim tek Korali i Kuq dhe tek Rubini, të cilat do të rrisin vitalitetin tuaj. Për të pastruar gjakun, veshkat, mëlçisë duhet të zgjidhni Eliotropio, qe ju ndihmon të transformoni energjinë seksuale në krijimtari dhe për të luftuar stresin. Këta gurë i shkojnë në ndihmë shenjës së Dashit.
Gurët e gjelbër të shkëlqyer (Smeraldi, Giaden jeshile, Tormalina Jeshile)
Demi
Këtu futet Smeraldi, i cili ju sjell dashuri, ekuilibër dhe mirëkuptim,por edhe Giaden jeshil ju garanton kurajë, drejtësi, mençuri, pjekuri dhe jetëgjatësi.
Smeraldi bëhet i vlefshëm edhe në shërimin e problemeve që mund të keni me shikimin Duhet të mbani Tormalina Jeshile për të mbajtur në formë anën tuaj fizike, duke e pastruar trupin tuaj dhe duke ju siguruar para dhe sukses. Ndihmojnë jashtë mase shenjën e Demit.
Gurët ndriçues me shkëlqim.(Topazi, Agata, Kitrina)…
Binjakët
Topazi ka funksionin të kontrollojë ndjenjat dhe të stimulojë anën shpirtërore. Agata, e cila do ju ndihmojë për të stimuluar mendjen dhe për të shtuar përqendrimin tuaj dhe do të bëhet e nevojshme si për punën ashtu edhe për studimet.
Në qoftë se dëshironi një humor të mirë, gëzim për të jetuar, krijimtari dhe iniciativë, të jeni dinamikë, të keni më shumë vetëbesim dhe forcën e duhur për të përballuar situata, Kitrina është guri i duhur. I përshtaten dhe ndihmojnë shenjën e Binjakëve.
Gurët e bardhë.(Perla, Adularia) …..
Gaforrja
Guri që i përshtatet më shumë shenjës së Gaforres është Perla, e cila ka funksionin të ëmbëlsojë, të qetësojë dhe të ekuilibrojë.
Për femrat që dëshirojnë një shtatzëni ose duan të shtojnë feminilitetin e tyre, zgjedhja më e mirë do ishte Pietra di Luna (Guri I Hënës ose Adularia).
Gurët e verdhë dhe shumë ndriçues (Diamanti, Ambra)
Luani
Guri i Diamantit, më shkëlqyesi ndër të gjithë gurët e tjerë, përhap energji dhe përkrahje në shëndetin e të lindurve të dobët duke e lehtësuar nga tensionet nervore dhe duke e filtruar organizmin nga toksina e tepërta. Diamanti ndihmon gjithashtu në meditim dhe për të përcaktuar më mirë si mund të realizohen dëshirat tona. Përshtaten shkëlqyeshëm me shenjën e Luanit
Gurët gri, jo të ndriçuar. (Zafiri i zi,Guri Kunzite, Kuarci rutilato)
Virgjëresha
Guri i Zafirit,mund të japë energji për shërimin dhe dashuri për ata që kanë nevojë. Për të përforcuar kujtesën dhe për ta përdorur më së miri dhe në mënyrë racionale, përveçse për të larguar pasigurinë dhe frikën më i përshtatshëm do ishte Guri Kunzite.
Në nivelin fizik janë te këshillueshme Kuarci rutilato, shumë i vlefshëm për lodhjen, ose Agata, që konsiderohet një gur shumë energjik dhe shumë i mirë për të dhënë forcë në të gjitha nivelet. Për të stimuluar krijimtarinë dhe për të shtuar besimin në vetvete është më e përshtatshme Ambra. Përshtaten shkëlqyeshëm me shenjën e Virgjëreshës.
Gurët jeshile..(Tormalina Jeshile,Opali,Malakite,Krisoprazio)
Peshorja
Për dashurinë është e këshillueshme Tormalina Jeshile, mundësisht e lidhur me një zinxhir ose e vendosur në një unazë, që ju ndikon edhe pak prakticitet. Në momentin që ndjeheni poshtë moralisht ju këshillohet të zgjidhni Opalin: ai do ju ndihmojë me shtimin e energjisë. I vlefshëm për profesionin është Malakite, mban të qartë objektivin dhe përforcon kapacitetin kritik.Për të përmirësuar sensualitetin tuaj duhet ti drejtoheni Krisoprazio; për të tërhequr dashurinë nuk ka asgjë më të mirë se sa të mbash një Kuarc të kuq të vendosur në unaza, varëse, byzylykë. Për Peshoren janë gurët më idealë.
Gurët me ngjyrë të kuqe. (Rubini, Komiola, Rodokrozite, Agata)
Akrepi
Guri i Rubinit, ju mbron nga të gjitha negativitetet, për dëmtimet fizike ose sëmundje është agata, e cila favorizon rigjenerimin dhe rritjen, rezistencën trupore.
Korniola ndihmon të dobëtit për të arritur qëllimet e tyre, duke ju dhënë shtytjen dhe ambicien e duhur. Transmeton një pozitivitet, një besim në vetvete dhe është veçanërisht e vlefshme kundër shqetësimeve të organeve gjenitale, dhe kundër shqetësimeve nervore.
Për të tërhequr dashurinë duhet të vini Rodokrozite, e cila stimulon të qenit aktiv dhe spontan, dhe për të manifestuar ndjenjat. Shenja ku përshtaten këta lloj gurësh është Akrepi.
Gurët bojëqielli. (Turkeze, Axurite)
Shigjetari
Guri tipik i shenjës së Shigjetarit është Turkeze, e cila ka një funksion tipik mbrojtës dhe garanton një formë të mirë për të gjithë trupin. I vlefshëm si në dashuri, ashtu edhe në profesion, për të zhvilluar intuitën, njohjen, mirëkuptimin ndaj vetes dhe të tjerëve është guri Axurite.
Gurët e zinj dhe të errët. (Onice, Opali i zi, Tomalin Ziosidianen)
Bricjapi
Guri Onice, ndihmon të dobëtit për të kaluar vështirësi të ndryshme, duke i stimuluar vazhdimisht për të realizuar vetveten, dhe për të rregulluar impulset seksuale.
Për tu karikuar me energji mund të zgjidhni Opalin e zi, i vlefshëm edhe si simulant dhe kundër depresionit. Për profesionin është më mirë guri Tormalin I Zi, guri I drejtimit, që të bën të zotin për të ndikuar tek personat e tjerë. Për shëndetin në fakt mund të zgjidhni Osidianën, e cila ndihmon kundër traumave dhe dhimbjeve. Të gjithë këta gurë , ndihmojnë fuqishëm shenjën e Bricjapit.
Gurët e errët, blu, vjollcë dhe të zinj.(Kuarci blu, Zafiro blu, Kristali i Rokas)
Ujori
Kuarci Blu,i cili ndihmon për të sjellë rregull në mendime dhe për të kthjelltësuar mendjen, ose Zafiro Blu është veçanërisht i nevojshëm për shëndetin ose për dashurinë.
Kristali i Rokas, një tip veçantë kuarci, konsiderohet pastrues dhe mbrojtës dhe të dobëtëve ju jep energji dhe forcë jetësore. Ujorët tek këta gurë gjejnë rininë e tyre
Gurët bojëqielli dhe ndricues.(Ametista,Aquamarina)
Peshqit
Peshqit, që janë shumë të ndjeshëm,duhet të përdorin gurë për tu mbrojtur, si për shembull, Ametista dhe Akuamarina, të konsideruara pikërisht si gurët e shenjës, të cilat mbrojnë të dobëtit dhe rrisin energjinë e tyre jetësore. Ametista, në veçanti është e nevojshme për të rritur vetëbesimin, vetëkontrollin dhe rritjen e kujtesës. Për dashurinë mund të jetë i vlefshëm mbajtja e një Aquamarina e vendosur në një unazë ose në një varëse, e cila ndihmon për të shprehur lirisht mendimet dhe ndjenjat. Pra këta gurë ndihmojnë shenjën e Peshkut.





