Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komenton protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani, fton të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.

"Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!" shkruan Berisha në një postim në Facebook.

STATUSI I PLOTË

Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, Prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone. Fitore!