Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.

Ndërkohë 5 tragete nga linja e Barit dhe Ankonës priten të mbërrijnë ditën e sotme në portin e Durrësit, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë.

Sipas të dhënave të regjistruara në port, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8,704 shtetas shqiptarë plus 8,396 të huaj dhe 5343 automjete.

Ndërkohë 6,266 pasagjerë (2,037 shtetas shqiptarë dhe 4,229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete janë larguar nga porti i Durrësit.

Postimi i Autoritetit Portual Durrës:

Porti i Durrësit

Fluksi vijon të jetë i përqëndruar ende në hyrjen e udhëtarëve drejt vendit tonë, për përballimin e të cilit tragetet po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje(dopio-corse), nga e mërkura deri të dielën e çdo jave. Kjo është pamja që ofron Terminali i Trageteve kur 3 tragete akostohen njëkohësisht: fluks dhe angazhim maksimal nga çdo strukturë në shërbim. Faleminderit që zgjidhni transportin detar për të hyrë në Shqipëri!

#FundjavëTëMbarë