DURRËS, 6 tetor 2014 – Ish-deputeti socialist Andis Harasani, i cili është edhe një nga ekspertët në fushën ekonomike, ka dalë në mbrojtje të propozimit të Kryeministrit Edi Rama për të propozuar në krye të Bankës së Shqipërisë, argjentinasin Blejer.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Harasani thekson se Blejer do të ishte nder për çdo Bankë Qendrore. “Gabim nga ana e Nishanit. Mario Blejer do ishte nder për çdo Bankë Qendrore”, thekson Harasani .
/marrë nga gazeta “Dita”/





