11 tetor 2014 – Momente sikleti për aktoren bjonde Gwyneth Paltrow, e cila është skuqur përballë Presidentit të SHBA-së, Barack Obama.
Aktorja ka organizuar një mbrëmje bamirësie në shtëpinë e saj, për të financuar Partinë Demokratike, ku ishte pjesëmarrës edhe Presidenti Barack Obama, i cili mbajti edhe një fjalim.
Përpara se Obama të merrte fjalën, aktorja është shprehur se është fansja më e madhe e tij, por ky moment e ka emocionuar së tepërmi, madje e ka skuqur, duke e lënë edhe pa fjalë. “Faleminderit që je këtu, jemi të gjithë të emocionuar, jam pa fjalë” – është shprehur Paltrow.
Në këtë event kanë qenë rreth 50 të ftuar, shumë prej tyre njerëz të famshëm.





