Aktorja e njohur e serialit “Fate të kryqëzuara”, Nurgul Yesilçay për hir të roleve të saj në film detyrohet jo rrallë herë të ndryshojë look.

Edhe kësaj radhe gjatë xhirimeve një filmi, “Gylseren”-i siç njihet ndryshe në Shqipëri, ka prerë flokët shkurt dhe i ka lyer ato me fije.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë kritikuar aktoren për këtë ndryshim në pamjen e saj, por nuk kanë munguar edhe ata që e kanë pëlqyer.