Aktorja e njohur turke, Songul Oden sot i ka dhënë fund beqarisë.

41-vjeçarja, e cila në vendin tonë mori famë në rolin e “Gymysh”, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me partnerin, biznesmenin Arman Biçakçi pas 3 vitesh lidhje.

Çifti u martua në një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar, familjarë dhe miq të ngushtë.

Në fotot e publikuar ku çifti shfaqet së bashku në publik për herë të parë shihet se nusja ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant dhe një aksesor në kokë, ndërsa Arman ka veshur kostum të bardhë.

Ndonëse u martuan me pak të ftuar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, çifti ka deklaruar se pas pandemisë do të bëjnë një dasmë madhështore me më shumë të ftuar.