Erling Haaland ka firmosur kontratën me Manchester City deri në 2027. Kampionët e Anglisë siguruan ditë më parë akordin me sulmuesin norvegjez, për të cilin paguan 60 milionë euro te Borussia Dortmund.

21-vjeçari do të përfitojë mbi 20 milionë euro neto në sezon nga marrëveshja e siguruar me “Cityzens”. Haaland komentoi transferimin te City, ekipi ku ka luajtur edhe babai i tij, teksa ndër të tjera tha:

Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Gjithmonë e kam ndjekur Manchester City, më ka pëlqyer ta bëj këtë gjë në sezonet e fundit. Nuk mund të mos e admirosh stilin e lojës së këtij ekipi.