Premier League konfirmohet si kampionati më i pasur në botë, dhe këtë e dëshmon edhe lista e pagave të futbollistëve të publikuar nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”. Në krye të kësaj liste qëndron Erling Haaland, i cili është lojtari më i paguar në kampionatin anglez.

Sulmuesi i Manchester City arkëton 2.151 milionë stërlina në muaj, ose rreth 25.8 milionë stërlina në vit, pas rinovimit të kontratës.

Në vendin e dytë qëndron mesfushori belg i City-t, Kevin De Bruyne, me një pagë mujore prej më shumë se 1.7 milionë stërlinash, pavarësisht formës së tij të luhatshme këtë sezon.

Më pas vijnë Casemiro i Manchester United dhe Mohamed Salah i Liverpool, të cilët fitojnë mbi 18 milionë stërlina në vit. Për shkak të pagës së lartë, të dy lojtarët pritet të largohen nga klubet e tyre në fund të sezonit, pasi rinovimi i kontratës duket i pamundur.

Top 5 lojtarët më të paguar në Premier League e plotëson Marcus Rashford. Sulmuesi anglez, pas transferimit te Aston Villa në huazim, përfiton rreth 1.4 milionë stërlina në muaj, një pagë që ndahet mes klubit të Birminghamit dhe Manchester United.