Erling Haaland tregon se nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri me zemër të madhe.
Sulmuesi i Manchester City-t ka bërë një gjest unik për 1000 futbollistë të rinj norvegjez të moshës 12 vjeçare duke iu dhënë nga një pako me dhurata.
Haaland nuk ishte i pranishëm personalisht për t’i dhënë pakot, që ju dërguan çdo klubi futbolli në komunën e Time në Norvegji, vendi ku sulmuesi është rritur.
Çdo fëmijë ka marrë një top futbolli, fanellë, çantë futbolli, një shishe për të pirë ujë, një brend që Haaland e ka krijuar dhe investuar në të.
Çdo pako ka pasur vlerën e 1500 krunave norvegjeze, rreth 140 euro.
Pas shpërthimit me City-n, në Premier League me 6 gola në 4 ndeshjet e para, 23-vjeçari është bashkuar me kombëtaren norvegjeze për kualifikuesen kundër Gjeorgjisë, që do të zhvillohet më 12 shtator.





