Një 21-vjeçare ka mundur të udhëtojë nga shteti Italian drejt portit të Durrësit pa asnjë dokument identifikimi.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja me inicialet S.M., banuese në Laç, gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka hipur tragetit në Itali duke iu shmangur kontrollit të policisë Italiane.

Për këtë rast që të habit jo pak, ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin S.M, vjeç 21, banues në Laç, pasi në P K K Port, nuk dispononte asnjë dokument identifikimi dhe gjatë intervistimit deklaroi se i ka hipur tragetit në Itali, duke iu shmangur kontrollit të Policisë Italiane.