Në protestën e sotme të opozitës, nuk munguan as sulmet për ndërkombëtarët, e një prej tyre është dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Deputetja Adriana Kalaj sulmoi Von der Leyen, duke aluduar se ajo dhe kryeministri Edi Rama kanë lidhje intime.

Kalaj u shpreh ndër të tjera se ndërkombëtarët duhet të ulin kokën, pasi kanë krijuar një “monstër” referuar Ramës.

Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’.

Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’.

Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë?

Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë.

Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar.

Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin.

Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht.

Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria”,- tha Kalaja.