Moderatorja e emisionit “Thumb” Aulona Musta, tërhoqi dje vëmendjen e ndjekësve të saj në llogarinë e rrjetit social “Instagram” me disa postime në “Instastory”.

Në këto postime, ajo tregonte dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshortin e saj. Moderatorja publikoi momente të ndryshme që prej fillimeve të njohjes mes tyre e deri tani që çifti janë bërë me një vajzë.

Disa orë pas këtyre postimeve, Aulona i la fansat pa fjalë me një tjetër postim në “Instastory”. Mohoi gjithçka që kishte thënë për bashkëshortin, duke zbuluar dashurinë e saj të vërtetë.

“Miq të mi të dashur virtualë, ka ardhur momenti t’ju rrëfej të vërtetën. E di që do t’ju zhgënjej dhe mbase shumë prej jush do largoheni nga unë, por ato që bëra dje për bashkëshortin tim ishin të gjitha një gënjeshtër. Sytë e mi nuk do të mund ta shohin dot kurrë atë ashtu siç shohin atë me të cilin do t’ju prezantoj tani. Duart e mia nuk do ta ndjejnë asnjëherë drithërimin e vërtetë me të, jo ashtu siç e ndjejnë me atë tjerin. Me atë që ka qenë dashuria ime e përhershme, që e kam njohur shumë vite më parë dhe do ta dua deri në ditën e fundit të jetës”.

Ok. Ku ju vajti mendja? Po flisja për ushqimin”, shkruan moderatorja, duke i sqaruar të gjithë se në fakt ishte duke bërë shaka.