I ftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha i cili ka folur për vajzën e tij brenda shtëpisë së Big Brother.

Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni. Ai ka komentuar edhe në lidhje me Oltën, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën  e saj dhe sipas tij, ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Bujar Hoxha: Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur.

Blendi Salaj: E ke fjalën për Oltën.

Bujar Hoxha: Do ta thosha në fund emrin. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.