Barcelona do ta lërë Ilkay Gündogan të largohet nga klubi falas. Një vendim surprizë, pasi nuk do të ketë asnjë tarifë transferimi!
Është vendosur 100% mes palëve, që Gündogan të largohet së shpejti nga Barça.
Manchester City po punon për detajet e marrëveshjes me agjentin e mesfushorit, i cili tashmë është në Britaninë e Madhe për të finalizuar rikthimin te “Qytetarët”.
Siç u zbulua më herët, trajneri Pep Guardiola tha “po” për rikthimin e mesfushorit gjerman.
Gazetari Fabrizio Romano, shkruan se gjithçka po përgatitet që Gündo të kthehet te City.





