Këngëtarja, modelja dhe fotografja Rezarta Shkurta është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ajo e ka nisur karrierën që në moshë të vogël, duke marrë pjesë në kompeticione bukurie.
Rezarta është shpallur Miss Durrësi në vitin 2005 dhe në kunkursin e bukurisë Miss Albania ku Rezarta përfaqësoi bukurinë durrasake u shpall shoqëruesja e dytë.
Ndërsa të gjithë e dinim se nusja e nipit të Enverit, Ermal Hoxhës ishte nga Durrësi ajo nan a befasuar sot me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar se në fakt origjina e saj e vërtetë është nga Përmeti. Shkurta ka publikuar një foto ku shfaqet me veshjen tradicionale të zonës së Përmetit dhe gjithashtu paralajmëron diçka të re që do të ndodhë së shpejti.





