Trondit Eros Grezda. Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për momentin.

Ndërkombëtari shqiptar, i cili në merkaton e janarit kaloi në Kroaci te Rudes, pas aventurës së shkurtër në kampionatin shqiptar me Partizanin, ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur.

Nëpërmjet një postimi në “Insta Story”, Grezda falenderon klubin e Rudes për mundësinë e dhënë dhe mirëkuptimin.

“Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan Grezda, që gjatë eksperiencën me klubin kroat të Rudes është aktivizuar 9 ndeshje, por pa arritur të shkoj te goli.

Pas largimit nga Rangers, karriera e 29-vjeçarit, mori për poshtë duke humbur edhe ekipin kombëtar.

Në këtë periudhë Grezda, ka vuajtur shumë edhe nga problemet fiziket, që nuk e kanë lejuar të shprehë maksimumin e tij në fushë.

Gjithashtu edhe jeta e tij private dhe historitë e dashurisë kanë pasur një impakt të madh në karrierën e tij.

Inline image

Gjatë një intervistë në Ora News, Grezda u shpreh se gaboi që lidhjen e tij me modelen Marashi e bëri publike në media, ndërsa së fundi është divorcuar edhe me bashkëshorten Ajsel, me të cilën ka një djalë.

Inline image

Gjithsesi kjo periudhë reflelektimi mund t’i shërbejë Grezdës, për të gjetur forcën për t’u kthyer edhe njëherë në maksimumin e tij.

Me fanellën e ekipit kombëtar të Shqipërisë, Eros Grezda numëron 13 paraqitje dhe një gol në miqësoren e fituar 3-2 kundër Turqisë.