Ish-deputetit kaubojs, Eduard Ndocaj përmes një statusi në Facebook, ka bërë një urim ndryshe nga ç’jemi mësuar me rastin e festave kombëtare.
Ndocaj shkruan se, babai i pavarësisë nuk është Ismail Qemali por Dom Nikoll Kaçorri, e sipas tij pikërisht ky i fundit e detyroi ta ngrinte flamurin me zor.
STATUSI I PLOTË
Djali i Dibrës (Lurjani) i pat than Ismail Qemalit bej turkut: "Në qoftë për neser, vdesim sot, o flamur o dekë". Dom Nikoll Kaçorri. Babai i pavarësisë nuk është Ismail Qemali por Dom Nikoll Kaçorri i cili ditën e pavarësisë detyroi plakun turk ta ngrinte flamurin me apo pa dëshirë. Ai tha se sot o flamurin ose vdekë duke e detyruar Ismailin ta ngrinte atë me zor . Pra arkitekti i Pavarësisë është Dom Nikoll Kaçorri i cili zbehet figura e tij nga turkofolësit dhe komunistët dhe klysht e tyre. Rroftë 28 Nëntori, rroftë baba kombit dhe arkitekti Pavarësisë Dom Nikoll Kaçorri. Ai është krenaria e kombit shqiptar dhe figura e tij duhet të ngrihet në piedestalin që meriton.





