E ardhmja e trajnerit Jose Mourinho mund të jetë në Turqi dhe është më shumë se një sugjerim i thjeshtë.

Pas lamtumirës me Romën me shkarkim, Special One mund të marrë drejtimin e Fenerbahçe.

Aziz Yildirim, kandidati për t’u bërë president i verdhebluve, ka siguruar tashmë se ka marrë po-në e ish-trajnerit të Interit dhe Chelseat për sezonin e ardhshëm.

Mourinho e ka mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit dhe e sheh me optimizëm një eksperiencë në Turqi.

Nëse finalizohet marrëveshja, për të kjo do të ishte aventura e parë në tokën turke, dhe eksperienca e dhjetë si trajner.

Ditët e fundit Mourinho, i cili gjithashtu është tunduar nga klubet saudite për javë të tëra, deklaroi se dëshiron të kthehet në stërvitje sa më parë.

Fenerbahçe pritet të mbyll bashkëpunimin me trajnerin turk Kartal, pasi objektivi titull duket i paarritshëm kur në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje, ndërsa diferencea me Galatasaray është 6 pikë.

Gjatë karrierës së gjatë në pankinë, Jose Mourinho ka fituar gjithçka, mbi të gjitha dy herë trofeun e Champions League me Porton dhe Interin, Europa League gjatë drejtimit të Manchester United dhe Conference League në 2020 me Roma-n.