Pak minuta pas përfundimit të spektaklit, Luizi ka treguar emocionet e tij gjatë një interviste të shkurtër me gazetarin Elio.
Ai shprehet se fitoren ia dedikon të atit dhe se shumë shpejt do vijë me shumë këngë sepse është i vendosur për vazhdimin e ëndrrës së tij. I pyetur se çfarë porosie do i jepte Kiarës, ai u shpreh që mos shkojë tek okulisti t’i bëjë vizitë syve sepse do pendohet që e ka marrë, të gjithë këtë e tha në sensin e shakasë.
Elio: Mendimi i parë që të ka ardhur pasi dëgjove emrin si fituesi i këtij edicioni?
Luizi: Thjesht më shkoi mendja tek baba im që nuk jeton më dhe ia kushtova atij këtë fitore dhe uroj që është duke më parë, duke më ndjekur dhe siç e thashë aty, uroj ta bëj krenar.
Elio: Më ka marrë malli të të dëgjoj në këngë. Çfarë vjen së shpejti?
Luizi: Shumë këngë, shumë këngë realisht. Unë do vazhdoj ëndrrën time dhe e di që do kem mbështetjen e Kiarës, familjes dhe të gjithë ata që më duan.
Elio: Do doja një porosi të fundit për Kiara Titon.
Luizi: Për Kiara Titon nuk kam asnjë porosi, rris siç je, mos shko kurrë tek okulisti, se bërë dhe i pe sytë… do pendohesh se çfarë ke marrë (qesh).