Aktorja e njohur Natalie Portman pranoi publikisht se takimi me këngëtaren fituese të Grammy Rihanna ishte një “moment formues” në jetën e saj. Aktorja kujtoi takimin me Rihanna-n në Javën e Modës në Paris në janar, gjatë episodit të së hënës në ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon.

Portman, 43 vjeç, tregoi se si fjalët e Rihanna-s e ndihmuan atë të përballonte divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme për mua” tha Portman. “Mendoj se çdo grua që kalon një divorc duhet ta bëjë që Rihanna t’i thotë asaj se ajo është një bushtër e keqe… Ishte pikërisht ajo që më duhej.”

Prezantuesi Jimmy Fallon tregoi pamjet e momentit që tregon Rihannën duke përqafuar Portmanin përpara se t’i thoshte asaj se është një fanse dhe ta quante një nga femrat “më hot” në Hollywood.

“Unë nuk emocionohem për askënd, por të dua” thot Rihanna përpara se të përqafonte përsëri Portmanin.

Portman dhe Millepied finalizuan divorcin e tyre në shkurt, pasi u ndanë në 2023. Dyshja, të cilët u takuan në setin e ‘Black Swan’ në vitin 2010, ishin të martuar gati 11 vjet dhe kanë dy fëmijë, djalin Aleph dhe vajzën Amalia.

Raportet u shfaqën në gusht 2023 se Portman dhe Millepied ishin ndarë pas lidhjes së tij të supozuar. Portman do të luajë së fundmi në serialin ‘Lady in The Lake’, një adaptim i romanit të Laura Lippman që do të jepet premierë të premten në Apple TV+.