Një nuse 21-vjeçare e sapo martuar, ka refuzuar të puthë bashkëshortin pasi prifti i deklaroi burrë e grua.
Vea Laulu ktheu kokën anash në momentin kur burri i saj po e puthte për shkak se ajo kishte turp nga babai i saj, i cili ishte mes të ftuarve në ceremoni.
"Është pa etike, është pa respekt. Unë jam një Tongan dhe në kulturën time nuk është respekt të tregosh dashurinë para familjes apo miqve, por personi kryesor për të cilin mendova ishte babai im. Është qesharake për mua, kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë para syve të tij dhe nuk doja ta bëj këtë as në dasmën time", u shpreh nusja e re.
21-vjeçarja i përket popullit polinezian, Tonga që është një mbretëri me gjithsej 172 ishuj në Paqësor, nga të cilët 36 janë të populluar.





